Ndodh e papritura e madhe! Pas largimit të Haaland, Dortmundi merr vendimin drastik

20 Maj 2022
14:14
Alfred Lleshi
back button

Janë kohët e kthesës në Bundesligë. Pas Wolfsburgut, Mönchengladbach, Hoffenheim dhe Augsburgut, kërcen edhe pankina e Borussia Dortmund. Klubi ka njoftuar në kanalet e tij sociale ndarjen konsensuale me trajnerin Marco Rose. “Pas një analize intensive të sezonit, të enjten, mes Rose, Watzke, Zorc, Kehl dhe Sammer, klubi ka vendosur t’i urojë Marco Rose fat në aventurën e tij të radhës”, – thuhet në shënimin e klubit verdhezi.

Pavarësisht luhatshmërisë së performancës, disa javë më parë kishin mbërritur të dhëna të rëndësishme për një rikonfirmim të trajnerit Rose, me të cilin programimi për sezonin e ardhshëm ishte tashmë duke u zhvilluar. Madje, ai filloi me nënshkrimet e Nico Schlotterbeck, Niklas Süle dhe Karim Adeyemi, plus të rinjtë Alexander Meyer dhe Salih Özcan.

“Kjo ditë nuk është e lehtë për asnjërin prej nesh, sepse respekti i ndërsjellë ishte dhe mbetet i madh. Pas një sezoni jo të kënaqshëm, për arsye të ndryshme na u desh të kuptonim se nuk i kemi shfrytëzuar në maksimum mundësitë tona në shumë sektorë”, – nënvizoi Hans-Joachim Watzke, CEO i klubit Giallonero.

Zhgënjim i prekshëm për vetë Rose, i cili nuk e priste një vendim kaq drastik nga bordi i Dortmundit: “Pavarësisht sezonit të vështirë, isha i bindur se mund ta ndiqja rrugën e nisur. Gjatë përballjes me klubin pata përshtypjen se në të gjitha ato përgjegjësi nuk ishte më shumë besimi 100 për qind për të vazhduar së bashku. Në fund vendosëm ta mbyllnim bashkëpunimin tonë”, – tha me keqardhje trajneri i lindur në vitin 1976.

BVB e mbylli Bundesligën në vendin e dytë, pas Bayernit, me eliminim të parakohshëm nga Kupa e Gjermanisë. Po kështu u eliminua në grupet e Champions League dhe “play-off”-in e “Europa League” ndaj Rangers. Edhe asistentët e tij, Alexander Zickler dhe René Mari, si dhe trajneri atletik Patrick Eibenberger nuk do të punojnë më për Dortmundin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit