Ndodh edhe kjo, turqit vjedhin monedhat e tifozëve të Romës!

29 Nëntor 2019
18:20
back button

Nuk ka qenë një transfertë e lumtur për shumë tifozë të Romës që kanë vendosur të ndjekin skuadrën verdhekuqe në Turqi për sfidën ndaj Basaksehir. Sipas asaj që ka shkruar “Teleradiostereo”, disa personave që janë kontrolluar i kanë marrë monedha, karikues celulari me bateri dhe buzëkuqe që në fund të ndeshjes nuk i janë kthyer më mbrapsht.  Disa janë shprehur të indinjuar nga ky gjest i turqëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit