NDODH NË GJERMANI: Tifozi e fyen vazhdimisht, futbollisti humbet toruan dhe e përplas në shkallët e tribunës (VIDEO)

15 Shtator 2020
11:10
Telesport
back button

Ju kujtohet Eric Dier, futbollisti i Tottenham i cili marsin e kaluar debatoi ballë për ballë me një tifoz në tribunë pasi ky i fundit fyeu vëllain e tij? Dje, në Gjermani, një tjetër futbollist u bë protagonist i të njëjtit episod.

Bëhet fjalë për Toni Leistner, qendërmbrojtësi i Hamburgut i lindur në 1990, i cili humbi toruan në fund të ndeshjes DFB Pokal kundër Dinamo Dresden.

Një humbje 4-1 ndaj një ekipi të divizionit të tretë gjerman, i cili arriti të kalonte raundin, pavarësisht nga një kategori diference.

Në fund të ndeshjes ndërsa jepte një intervistë, Leistner, ndoshta i lodhur nga fyerjet që mori nga një tifoz, u ngjit në bordet e reklamave dhe doli në tribuna.

Sapo identifikoi tifozin në fjalë, e mori për këmishë duke e shtyrë për tokë. Ndihma e administratorëve dhe tifozëve të tjerë vendas parandaloi që situata të përshkallëzohej më tej, duke e përzënë lojtarin larg në dhomat e ndërrimit.

Ajo që është e sigurt është se Leistner tani rrezikon një skualifikim të rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit