Ndodh në Kosovë: lufton për titullin, Feronikeli “dëbon” fëmijët nga stadiumi

16 Maj 2019
15:24
Anton Cicani
back button

IPKO Superliga do të ulë siparin në sfidën e fundit të kampionatit, që do të vendosë përballë dy ekipet që luftojnë për titullin kampion: Feronikeli dhe Prishtina. Për vendasit, edhe barazimi do të ishte perfekt, pasi i shpall kampion të Kosovës, ndërsa për miqtë e drejtuar nga Mirel Josa, vetëm fitorja bën punë për të rrëmbyer trofeun.

Por, vendimi i fundit i drejtuesve të klubit të Drenasit është disi i befasishëm. Duke qenë se stadiumi "Rexhep Rexhepi" ka një kapacitet thuajse 7000 vende, atëherë është vendosur që biletat për moshën 15 vjeç e poshtë të mos akordohen. Pra, fëmijët e shkollave nuk mund të hyjnë në këtë impiant.

Shkak është bërë pjesëmarrja e madhe, qoftë edhe pushtetarë, por edhe personazhe VIP, pa harruar scout të mundshëm. Një veprim ky që ka ngjallur jo pak polemika në Kosovë.

Feronikeli është duke menduar për një stadium të ri dhe modern, por nga letra dhe projekti te realizimi ka ende një hendek të madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit