Ndreu: Jemi ekip i vogël, s’mund ta nënvlerësojmë Apoloninë

20 Nëntor 2020
12:29
Alfred Lleshi
back button

Ramazan Ndreu është optimist para ndeshjes së javës së tretë të Superiores, që do ta luajë nesër kundër Apolonisë. Ai ka vlerësim maksimal për kundërshtarin: “Është një kundërshtar si të gjithë të tjerët, madje do të thosha edhe më i vështirë. Apolonia merr vlerësimin maksimal nga ana jonë. Fatmirësisht kemi zhvilluar dy takime miqësore me ta dhe i njohim mirë. Kështu që na del për detyrë ta përgatisim ndeshjen me vlerësim maksimal, sidomos nga ana psikologjike.

Duke qenë një skuadër e vogël, mendoj unë, duhet të jemi punëtorë në fushë, të hyjmë me dëshirën e madhe për të marrë pikë dhe me mendimin se të gjithë kundërshtarët janë njëlloj. Ne nuk kemi bërë asgjë, jemi vetëm në hapat e parë. Është jashtë logjike që ne ta nënvlerësojmë Apoloninë. Na del për detyrë të marrim tri pikët e radhës dhe për të vazhduar sa më lart.

Gjendja e ekipit është e mirë. Na mungon vetëm Rezi, i pezulluar me karton të kuq. Mendojmë ta nisim lojën me po ata lojtarë që luajtëm kundër Laçit. Kuptohet, kur skuadra ec mirë dhe merr rezultate, formacioni nuk ndryshohet”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit