Ndryshim epokal: Merr fund epoka “Hoeness” te Bayern!

19 Gusht 2019
19:30
back button

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, që ka konfirmuar se pas 40 vitesh të kaluara në brendësi të klubit, nuk do të jetë më kandidat për zgjedhjet e ardhshme në nëntor. Duke folur për “Bild”, 67-vjeçari ka lajmëruar qëllimin për të qëndruar në këshillin e mbikqyrjes së klubit por që ka hequr dorë edhe nga detyra si president kur të vijë momenti.

Për pasardhësin e Hoeness flitet për Herbert Hainer, që duket në pole position. Ka qenë shefi i prodhimit për produktet Adidas 2001 deri në 2016 dhe president për një kohë të shkurtër te Bayern, kur Hoeness ishte duke bërë burg për shkeljet fiskale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit