Ndryshohet pjesërisht pista e Abu Dhabi, gara më spektakolare dhe më shumë parakalime

22 Qershor 2021
12:13
Telesport
back button

Organizatorët e garës së Abu Dhabi kanë vendosur të bëjnë disa modifikime të pistës së Yas Marina, ku më 12 dhjetor do të zhvillohet gara e fundit sezonale e botërorit 2021 të Formula 1. Ndryshimet e pistës bëhen me qëllim që të vijnë më shumë spektatorë dhe pista të jetë më e shpejtë dhe gara më spektakolare.

Punimet në pistë kanë nisur ditën e hënë dhe do të ndërhyhet në disa pjesë të saj, kryesisht në disa kthesa, duke bërë të mundur të parakalohet në to. “Këto ndryshime bëhen pas kërkesës së vetë pilotëve, për të patur një pistë më të shpejtë. Po punohet në kthesat 5, 6 e 7 për të ndryshuar tërësisht modelin e pistës”, tha organizatorët e garës së Abu Dhabi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit