“Ndryshoi konceptin e futbollit”, Riquelme për yllin e Barçës: Është unik

17 Maj 2022
17:03
Denis Hakanaj
back button

Juan Roman Riquelme i ka thurur elozhe mesfushorit të Barcelona-s,  Sergio Busquets. Legjenda argjentinase ka thënë se lojtari spanjoll ka ndryshuar konceptin e asaj që është futbolli dhe çfarë është unike në këtë sport.

“Kur u shfaq ai, Sergio Busquets ndryshoi konceptin e futbollit”, ka thënë Riquelme, ish-yll i Barcelona-s dhe Boca Juniors. “Është unik në botë. Nuk ka tjetër si ai”.

Riquelme është nga ata që e dinë se për çfarë flasin. 41-vjeçari ka patur një karrierë 18-vjeçare gjatë së cilës ka veshur fanellat e Boca Juniors, Barcelona, Villarreal dhe Argentinos Juniors.

Ai ka luajtur edhe 51 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës dhe është një ikonë e vërtetë në vendin e tij. Aktualisht ai po mbulon rolin e zëvendëspresidentit të Boca-s.

Busquets, 33 vjeç, ka fituar gjithçka të mundur në karrierën e tij. Ai ka luajtur vetëm më Barcelona-n dhe ka zhvilluar 133 ndeshje me kombëtaren e Spanjës, duke fituar Europianin dhe Kupën e Botës.

Aktualisht, Busquets është zemra e skuadrës së  Xavi Hernandez dhe do të shkojë në Katar 2022 me La Roja-n. Kontrata e tij në Camp Nou skadon në verën e 2023-shit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit