Ndryshojnë planet, Inter dhe Juventus do të kthehen në San Siro. Lajm i keq për De Laurentiis

26 Tetor 2021
19:51
Denis Hakanaj
back button

Inter-Juventus do të luhet përsëri në San Siro në janarin e 2022-shit.

Sportmediaset ka bërë të ditur se Superkupa e Italisë nuk do të luhet në Arabinë Saudite. Lega Seria A, në fakt, ka vendosur që të zhvillohet në Milano, por akoma nuk ka një datë përfundimtare.

Fillimisht është thënë për 5 janarin, por ka më shumë mundësi që të luhet më 12 janar sepse La Lega synon të ketë një stadium të mbushur plot, gjë e vështirë për t’u realizuar me tifozët që do të jenë akoma me pushime për festat e fundvitit.

Riyad kë një kontratë të shkruar, por nuk e ka ushtruar në kohë opsionin për ta zhvilluar në tokën arabe ndeshjen dhe Superkupa e Italisë pritet të transferohet në Emirate në edicionet e ardhshme.

Kështu që pritet të zhvillohet rregullisht Juventus-Napoli, që është në kalendar më 6 janar, edhe pse Aurelio De Laurentiis do të kishte preferuar të shtyhej për shkak se Koulibaly, Anguissa dhe Oshimen do të luajnë në Kupën e Afrikës. E njëjta gjë vlen për Bologna-Inter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit