Ndryshon muzika te Chelsea: PR më fuqishme e Britanisë bëhet pjesë e klubit

29 Qershor 2022
15:53
Denis Hakanaj
back button

Revolucioni në shtëpinë e Chelsea-t ka ardhur dhe mban emrin e miliarderit amerikan Todd Boehly. Sipërmarrësi amerikan është një nga pronarët e rinj të klubit londinez, i nxjerrë në shitje pas sanksioneve që iu vendosën Roman Abramovich për shkak të lidhjes së tij me Putin.

Boehly-t dhe Clearlake Capital-it kjo shaka iu ka kushtuar 5 miliardë euro, dy më shumë në krahasim me shumën e ofruar nga vetë biznesmeni për ta blerë klubin në 2019-ën, që është refuzuar menjëherë.

Dhe tani fillon pjesa më e bukur, sepse bashkë me Carin Roman janë larguar edhe disa protagonistë të mëdhenj të epokës ruse të Chelsea-t, si Bruce Buck, president për 19 vjeç, dhe Marina Granovskaia, drejtori sportiv. Por tani do të vijnë zëvendësuesit.

PR i muzikës më e fuqishme në Mbretërinë e Bahskuar

Dhe, siç ka shpjeguar The Sun, muzika do të ndryshojë tani në  Stamford Bridge, sepse pjesë e stafit drejtues të klubit londinez do të jetë edhe Barbara Charone, një emër shumë i njohur mes yjeve britanike dhe jo vetëm.

70-vjeçarja në fakt është një PR (eksperte e marrëdhënieve me publikun) e famshme, që gjatë dekadave ka kuruar interesat e Madonna-s, Rod Steëart dhe një legjende si Keith Richards, duke e ndihmuar kitaristin e Rolling Stones kur përfundoi në burg në vitet ’70 në Kanada.

Agjencia e saj, e  themeluar në vitin 2000, kujdeset aktualisht për artistë të nivelit botëror, si Foo Fighters, Depeche Mode dhe Lewis Capaldi. Një listë klientësh që i ka siguruar titullin “PR e muzikës më e fuqishme e Mbretërisë së Bahskuar”.

Tifoze e madhe e Chelsea-t

Po pse është pjesë e stafit drejtues të Blues? Charone, në fakt, është një tifoze e madhe e Chelsea-t, dhe e  abonuar në Stamford Bridge prej dhjetëra vitesh, ka qenë në Mynih për fitoren e Champions-it në 2012-ën dhe ka ndihmuar këngëtarin e Madness Suggs në shkrimin e Blue Day, himni i skuadrës.

Kështu, kur klubi i ka kërkuar të bëhej pjesë e stafit drejtues, ajo nuk është menduar dy herë, siç ka rrëfyer për The Big Issue:

“Donin të përfshinin dy tifozë në stafin drejtues, kërkonin një grua, më kanë pyetur mua dhe kam pranuar menjëherë”. Nga ana tjetër, nuk ndodh çdo ditë që të bashkosh punën me pasionin për futbollin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit