“Ndryshova diçka dhe e nisa nga e para”, Tonali: Ja cili është goli i paharrueshëm

25 Qershor 2022
14:40
Alfred Lleshi
back button

Sezoni i fundit i Sandro Tonalit me fanellën e Milanit, i dyti në karrierën e tij te kuqezinjtë, i lejoi të gjithë të njiheshin me talentin e vërtetë të mesfushorit të lindur në vitin 2000. Viti i parë në Milano, në fakt, nuk ishte emocionues për të.

Ish-i i Brescia, megjithatë, verën e kaluar ndryshoi diçka në mënyrën e tij të funksionimit për t’iu afruar stërvitjeve dhe ndeshjeve, duke çuar në një ndryshim të qartë në performancë. Lideri autentik i mesfushës kuqezi, Tonali tashmë është një nga të dashurit e tifozëve kuqezinj.

Sezoni emocionues i Milanit, i cili i çoi kuqezinjtë te tituli pas 11 vitesh, përbëhet nga shumë detaje të vogla që së bashku kanë ndërtuar suksesin e madh. Për të rikthyer rrugën e kampionëve të Italisë, Dazn i dha mundësinë të thoshte fjalën e tij edhe Sandro Tonali:

“Gjatë verës së kaluar ndryshova diçka dhe e nisa vërtet nga e para. Nuk jam njeriu që flet shumë, por në fushë gjithçka ndryshon, jap gjithçka”.

Në kampionatin e kaluar, atë të trengjyrëshit të kuqezinjve, Sandro Tonali shënoi 5 gola, disa prej të cilëve me peshë specifike të lartë në ndeshje shumë të rëndësishme. Por ai që mbetet e skalitur në mendje, natyrisht, është goli i parë në karrierën e tij me Milanin në atë ndeshje kundër Cagliarit, e fituar lehtësisht 4-1 në “San Siro”:

“Kishte pak pavendosmëri se kush duhet të gjuante mes Teos dhe meje. Në fund më tha të godisja unë. Nga aty u përqendrova dhe gjuajta. E kam ende atë gol në kokë, do ta mbaj mend gjithmonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit