Në Angli të sigurt, Conte shkarkohet brenda javës, gati rikthimi i bujshëm

20 Mars 2023
11:38
Telesport
back button

Pas tensionit të krijuar dy ditë më parë, pas barazimit 3-3 që Tottenham arriti ndaj Southampton dhe kritikave që trajneri Antonio Conte pati ndaj skuadrës, në Angli janë të bindur se rrugëtimi i tij me Spurs është në fund. Madje, e përditshmja britanike “The Sun”, deklaron se italiani do të shkarkohet këtë javë, gjatë pushimit për shkak të kombëtareve.

Kontrata e Conte skadon në fund të këtij sezoni dhe pas shumë polemikash, debatesh e akuzash, duket se palët nuk kanë se çfarë të marrin e japin nga njëra-tjetra. Për këtë arsye, Conte do të largohet, teksa edhe një pjesë e mirë e klubit e kërkon këtë gjë, pasi tensioneve të krijuara së fundi. Madje edhe një pjesë e lojtarëve janë pro shkarkimit.

Në vend të trajnerit italian pritet të vijë një njohje e vjetër e klubit, argjentinasi Mauricio Pochettino, i larguar tri vite më parë. Aktualisht, ai është pa skuadër, pas largimit edhe nga PSG, ndaj një rikthim te Spurs është i mundshëm, klub ku arriti majat e tij të suksesit si trajner. Gjithçka pritet të mësohet brenda kësaj jave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit