Në ankand fanella që Messi veshi në finalen e kupës së Botës, pritet të thyejë rekordin e Michael Jordan

21 Nëntor 2023
10:34
Telesport
back button

Fanella që sulmuesi argjentinas Lionel Messi veshi në finalen e Kupës së Botës 2022, me të cilën fitoi atë trofe, do të dalë në ankand së shpejti. Bluza me nr.10 veshur nga “pleshti” pritet të bëhet fanella sportive më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.

“Sotheby’s”, kompania që organizon ankandin, vlerëson se gjashtë bluzat e veshura nga kapiteni i Argjentinës në Katar, përfshirë edhe atë gjatë finales kundër Francës (dhjetor 2022), mund të arrijnë më shumë se 10 milionë dollarë. Argjentina fitoi finalen me penallti, pas barazimit 3-3 në kohën e rregullt. Në atë ndeshje, Messi shënoi dy gola.

36-vjeçari argjentinas ndau lajmin e ankandit në rrjetet sociale, duke njoftuar se një pjesë e të ardhurave do t’i dhurohej Projektit Unicas, të drejtuar nga Spitali i Fëmijëve Sant Joan de Deu (Barcelona), për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rralla.

Sotheby’s do t’i nxjerrë në ankand bluzat e Messit nga data 30 nëntor deri më 14 dhjetor. Ato fanella do të shfaqen gjatë këtyre datave në selinë e tij në Nju Jork, si pjesë e një ekspozite publike falas. Messi, i cili aktualisht luan në MLS në SHBA për Inter Miami. Para pak ditësh fitoi për të 8-n herë Topin e Artë.

Fanella e finales së NBA-së e vitit 1998 e Michael Jordan, e cila u shit për 10.1 milionë dollarë në “Sotheby’s”, (Nju Jork, shtator 2022), mban rekordin e një fanelle sportive më të shtrenjtë shitur ndonjëherë në ankand.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit