Në Arabinë Saudite janë gati të bëjnë çmendurinë për të siguruar lojtarin e Liverpool

4 Mars 2024
11:33
Telesport
back button

Në Arabinë Saudite janë gati të bëjnë gjithçka për të siguruar mbrojtësin holandez Virgil Van Dijk. 32-vjeçari luan me Liverpool në Premier League.

Lojtari ka ende edhe një vit kontratë, e cila skadon në verën e vitit 2025. Skuadra e “reds” dëshiron t’ia rinovjë edhe një vit, por, nga ana tjetër, ka frikë se aim und të ikë me koston zero pas një viti.

Ndaj, me shumë gjasa, Van Dijk do të lërë skuadrën e Liverpool këtë verë. Ofertat nga Arabia nuk mungojnë, ndaj lojtari mund ta shkojë atje për të mbyllur karrierën.

Ajo që do të favorizonte largimin e holandezit është edhe lamtumira e trajnerit Jurgen Klopp, që deklaroi se do të lërë Liverpool në fund të këtij sezoni.

Van Dijk luan që prej vitit 2018 me skuadrën e Liverpool, me të cilin ka realizuar 23 gola në 254 ndeshje zyrtare. Ndërkohë që, më herët është aktivizuar edhe me Southampton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit