“Në atë kohë kam patur shumë frikë” Dzeko rrëfen tmerrin: Nuk e dinim kur do të dilnim nga bodrumi

27 Janar 2022
16:48
Denis Hakanaj
back button

Edin dzeko ka dhënë një intervistë të gjatë për Corriere della Sera.

Jo vetëm futboll i luajtur dhe eksperienca e re me fanellën zikaltër, sulkuesi ka kujtuar edhe momentet e tmerrshme të jetuar në moshë të vogël në atdheun e tij me luftën e Bosnjës në vitet 90.

“Çfarë fëmijërie kam patur? Jo të lehtë. Kur nisi lufta isha 5 vjeç. Prindërit e mi rrezikonin jetën për të shkuar të punonin në fabrikë në mënyrë që të sillnin bukë në tavolinë”, ka rrëfyer Dzeko.

“Në fillim ishim në Sarajevë, më pas ishte shumë e rrezikshme, jemi zhvendosur jashtë qytetit, te gjyshërit: 15 njerëz në një apartament 40 metra. Kishte shumë fëmijë, kushërinjtë e mi: ishim të gëzuar edhe pse jashtë ishte një tmerr”.

Më tej për bombardimet:

“Nëse kam patur frikë se mos vdisja? Kur binin sirenat, na dërgonin në bodrum dhe nuk dihej nëse do të dilnim pas një ore apo pas një dite. Aty kam patur frikë. Për fat të mirë, fëmijët harrojnë shumë shpejt”, ka thënë sulmuesi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit