NË DERBI FITOJNË FRIKA DHE PROTESTAT! Teuta falënderon Tiranën, Partizani lëshon terren për titull (VIDEO)

13 Maj 2021
20:54
Telesport
back button

Partizani dhe Tirana nuk vriten, por me këtë barazim përfitojnë si Teuta, ashtu edhe Vllaznia, duke qenë se sot të dy skuadrat fituan ndeshjet respektive.

Edhe Laçi gëzon pak, pasi nuk mundi dot Skënderbeun duke mos përfituar nga hapi fals i skuadrës së Ilir Dajës.

 

Në “Air Albania Stadium” fituan protestat dhe pak episode, mes tyre një tranversë e Jasir Asanit që mund të ishte goli i fitores për “Demat e Kuq”.
Ndërkohë, pati dy pretendime për penallti dhe një gol i anuluar për pozicion jashtë loje të Çinarit.

 

Me këtë barazim, skuadra e Ilir Dajës tashmë është 3 pikë larg Teutës kryesuese dhe skuadra e Edi Martinit, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi ka shansin që ndoshta nëse vazhdon kështu, do t’i mjaftojnë edhe 6 pikë për t’u shpallur kampion.

 

 

 

 

 

PARTIZANI-TIRANA 0-0
PARTIZANI:
 Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj (Hasani 78′), Bardhi, Asani, Çinari (Cara 78′), Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.
TIRANA: Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Danso, Ismajlgeci; Torassa (Gyamfi 53′), Seferi. Trajner: Orges Shehi.
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Denis Rexha, Dojando Myftari, Ridigert Çokaj; Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Adrian Beqiri
Kartonë të verdhë: Broja 31′ / Vangjeli 26′, Najdovksi 39′, Danso 45′

Lajme të tjera

Lajmet e fundit