Në Francë e konsiderojnë të kryer, Allegri te gjiganti i Europës

18 Maj 2019
11:42
Eraldo Harlicaj
back button

Max Allegri la ekipin e Juventusit dhe do të jetë një nga trajnerët e kërkuar të merkatos së verës. Italiani ka përreth vetes shumë mundësi, ndërsa në Francë shtojnë zërat se PSG mund të bashkohet me ish-teknikun e "Zonjës së Vjetër". 

 Le 10 Sport i mëshon idesë se Allegri mund të zëvendësojë Thumas Tuchel. Gjermani nuk e ka vendit të sigurt pas një sezoni të dështuar ku fitoi vetëm kampionatin, ndërsa marrëdhëniet me presidentin Al Khelaifi janë krisur përfundimisht. 

Numri një i klubit është shumë i zhgënjyer në lidhje me eliminimit skandaloze në Champions League dhe kërkon të afrojë një trajner i cili i njeh mirë taktikat mbrojtëse. Allegri është akuzuar shumë për këtë pjesë te Juventusi, ndërsa mund të gjejë oazin e duhur te PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit