Trajneri spanjoll Xabi Alonso mbetet kandidati kryesor për të drejtuar skuadrën e Real Madrid sezonin tjetër, pas largimit të Carlo Ancelotti (do të marrë frenat e Brazilit). Alonso ndodhet në sezonin e tij të dytë si trajner i Bayer Leverkusen, ku po bën një punë mjaft të mirë.
Zërat se ai do të drejtojë skuadrën “los blancos” shtohen dita-ditës, por nga Gjermania synojnë t’i vënë frè këtyre fjalëve. Drejtori sportiv i ekipit gjerman të Leverkusen, Simon Rolfes, ka folur me tonë të ashpra.
“Xavi Alonso ka rinovar me ne kontratën disa javë më parë, ndaj jemi të qetë në lidhje me të ardhmen e tij. Sikur të gjitha fjalët të ishin të vërteta…. Alonso është trajneri ynë dhe më vjen keq që dalin fjalë të tilla”, tha Rolfes, duke blinduar trajnerin spanjoll, të paktën për momentin.