Në Gjermani kanë dyshime për Coutinho-n, ish-shoku i skuadrës i shkon në ndihmë

20 Gusht 2019
17:43
Denis Hakanaj
back button

Philippe Coutinho ka nisur një aventurë të re.

Sulmuesi brazilian po përgatitet për sfidën e ndërmarrë duke pranuar transerimin te Bayern Munich, që synon të kthehet shumë shpejt në majën e Europës.

Megjithatë, mbeten disa dyshime në lidhje me aftësinë e Coutinho-s për t’u kthyer në nivelet e treguara te Liverpool. Një shembull për këtë vjen nga pyetja e bërë nga BT Sport: “A do të arrijë Coutinho të përgënjeshtrojë skeptikët te Bayern?”.

Në ndihmë të lojtarit brazilian ka shkuar një ish-shok skuadre, Alex Oxlade-Chamberlain. Mesfushori i Liverpool-it i është përgjigjur në Instagram pyetjes së bërë nga BT Sport, duke thënë se:

“Coutinho nuk duhet t’i tregojë asgjë askujt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit