Në gjurmët e talentit Sancho, Shola Shoretire shkruan historinë me United

13 Dhjetor 2018
11:34
back button

Një emër për t'u mbajtur mend: Shola Shoretire, 14 vjeç. Më saktë, 14 vjeç, 10 muaj e 10 ditë. Thuajse fëmijë, por tashmë është pjesë e historisë së Manchester United.

Djaloshi i "Red Devils" zbriti në fushë dje në Youth League, në fitoren 2-1 kundër Valencias, në një sfidë që vë përballë të rinjtë, por bëhet fjalë për 16-18 vjeçarë, ndërsa Shola ishte si një bebe krahasuar me futbollistët e tjerë në fushë.

Dy rekorde në një ditë: Shoretire u bë lojtari më i ri në historinë e United që mori pjesë në një ndeshje zyrtare dhe më i riu që ka luajtur ndonjëherë në Youth League.

Anësor ofensiv, i lindur në 2004 dhe me origjinë nga Nigeria, Shoretire debutoi në minutën e 74-t, kur trajneri Nicky Butt vendosi t'i jepte besim.

Për momentin Shoretire është ndalur te rekordi i vendosur, por tek United nuk mendojnë për rekorde, sepse aktivizimi i Shoretire ka lidhje me një strategji të re: vlerësimi i talenteve vendas dhe besimi ndaj tyre, me shpresën se do të zbulohet ndonjë Jadon Sancho i ri, para se fëmijët të largohen dhe të bëhen burra gjetkë, me United që duhet të shpenzojë miliona për t'i kthyer në shtëpi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit