Në gusht ishte pranë transferimit te Man City, në janar mund të kalojë te klubi tjetër i Premier!

19 Shtator 2023
0:58
Telesport
back button

Në Angli të gjithë janë të çmendur pas Lucas Paquetà. Mesfushori brazilian është një nga lojtarët kyç të West Hamit, në seancën e fundit të transferimit ne merkato ai u lidh me disa emra të mëdhenj dhe tani është një tjetër skuadër që është e interesuar: Newcastle.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Magpies tashmë janë duke menduar për ish-lojtarin e Milanit për muajin janar, aq më tepër nëse do të kalonte grupin e Champions League.

Megjithatë, çmimi i Paquetà-s mbetet shumë i lartë: 52 milionë paund, rreth 60 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit