Në Indi, sporti i kriketit vlen sa Premier League: Ja shifra marramendëse e shitjes së të drejtës televizive

23 Qershor 2022
9:19
Telesport
back button

Në Indi, sporti i kriketit vlen po aq sa edhe Premier League në Angli. Të drejtat televizive për të parë kampionatin indian të kriketit, sporti më popullor në këtë vend, janë shitur për vlerën e 6 miliardë dollarëve, për pesë sezonet në vijim.

Kjo është një shifër rekord, ndërkohë që në vitin 2017, për pesë sezonet e fundit, kjo shifër ishte 2.5 miliardë euro. Pra, më shumë se dyfishi. Një shifër, që sipas BBC, e rendit Kampionatin Indian të Kriketit mes kampionateve më të pasur në botë.

Kriketi në Indi tashmë renditet mes kampionateve më të pasur si Premier League apo NFL. Të drejtat “streaming” jamë blerë nga njeriu më i pasur në Indi, Muksh Ambani, për 3.01 miliardë dollarë. Ndërsa Star India do të paguajë 3.04 miliardë dollarë për të drejtat televizive tek autoritetet indiane të kriketit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit