Në Itali dështoi, në Brazil u kthye “bishë”: Interi pret ofertat pas dhjetorit (VIDEO)

22 Korrik 2019
14:42
Anton Cicani
back button

Në fund të dhjetorit, huazimi i tij do të përfundojë dhe aty do të duhet të "kthehet" sërish te Interi, por jo për të qëndruar, po për t'u larguar sërish, pasi "trenin" që pati njëherë në jetë nuk e shfrytëzoi ashtu si duhet në Serie A, edhe pse pati shumë pak minuta.

Po flasim për Gabriel Barbosa, për të cilin Interi shpenzoi 29 mln euro në gusht të vitit 2016, duke e marrë  nga Santos. Por, "Gabigol" do të mbahet mend vetëm për golin ndaj Bolognas dhe asgjë më shumë. Më pas, kthimi në Brazil në formë huazimesh, pasi ka kontratë me zikaltërit deri në vitin 2021.

Kështu, zikaltërit, presin fundin e huazimit te Flamengo, por më pas do të dëshironin që ta shisnin dhe, duke parë zbutjen e investimit ndër vite, do të mjaftonin 12-13 mln euro që të mos dilnin me humbje. Ndërkohë, Gabigol nuk ndalet në Brazil dhe edhe ditën e dielë ka lënë gjurmë me Flamengon, duke shënuar në brazimin ndaj Palmeirasit.

Goli i tetë në nëntë ndeshjet e para të kampionatit në Brazil, ndërsa në total, që kur është larguar nga zikaltërit ka realizuar mbi 35 gola mes kampionatit dhe kupave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit