“Në Itali vuaja paragjykimin e të tjerëve, martesa me Sneijder përfundoi sepse…”

4 Mars 2021
13:07
Alfred Lleshi
back button

“Jam e kënaqur me vendin ku jetoj tani, por nuk kam pasur gjithmonë një trup muskulor. Që kur fillova të merrem me TV në moshën 16 vjeç, pesha ime ka ndryshuar. Gjatë kohës që po merrja ilaçe për të mbetur shtatzënë, isha pak më e shëndoshë. Kur isha në Itali dhe gjërat nuk shkonin mirë në aspektin e privatësisë, m’u ngarkua shumë mendja, isha shumë e dobët. Isha e ndjeshme ndaj mendimit të të tjerëve, gjë që më bëri të injoroj pyetjen se çfarë është e bukur dhe çfarë rrezaton në të vërtetë forcë.

Tani, në moshën 35 vjeçe, e di. Ishte një udhëtim nën vështrimin e publikut. Unë i jam mirënjohëse trupit tim, sepse kurrë nuk më ka lëshuar. Jam akoma këtu dhe më e fortë se kurrë. Kjo, në të vërtetë, jo vetëm sepse jam e kënaqur me atë që shoh në pasqyrë, por sepse ndiej shumë më shumë dashuri për veten time, për shpirtin tim”. Yolanthe Cabau i ka besuar “Grazia”-s fjalë të çmuara në lidhje me trupin e saj, por në të njëjtën kohë edhe atë të të gjitha grave, të lodhura nga gjykimi i të tjerëve.

Dashuria për Wesley dhe martesa e prishur
Kohët e fundit, Yolanthe lançoi një platformë të vetën, “Cabau Lifestyle”. Ajo, gjithashtu foli me “Grazia” për të kaluarën dhe temën e dashurisë. Gjithmonë, në një mënyrë shumë diskrete në lidhje me ndarjen nga Wesley Sneijder: “Unë mendoj se të gjithë ata që ndahen duhet të përpiqen të vazhdojnë të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin në një mënyrë të dashur, veçanërisht në interesin e fëmijëve. Përkundër gjithçkaje që ka ndodhur, nuk doja të ndahesha me polemika dhe sherr. Jo për ne, por as për të vegjlit. Ka një kohë për gjithçka, pa marrë parasysh se çfarë ndodh në të ardhmen”.

Edhe pse “Wes” ka ndarë disa detaje të divorcit të tyre në një libër, Yolanthe nuk shqetësohet: “Unë jam një libër i hapur për shumë gjëra, por mjaft mbrojtëse në atë zonë. Nuk më pëlqen të ndaj gjëra me botën, që mund të dëmtojnë tjetrin. Çfarë mund të marr nga ajo lidhje? Asgjë fare, sepse kam qenë tashmë atje dhe duhet të përballem diçka të re. Për fat të mirë, unë mund të shikoj prapa në një martesë, ku ishim miqtë më të mirë, pavarësisht gjithçkaje. Ishte dashuri e vërtetë, do ta vlerësoj për tërë jetën time”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit