“Ne jemi gjuetarë”; Niko Kovac “kërcënon” Borussia Dortmundin

19 Janar 2019
10:05
Alfred Lleshi
back button

Niko Kovaç tha skuadra e tij është e vendosur për ta vijuar ndjekjen e Borussia Dortmund, pasi nuk dorëzohet kurrsesi në garën për titullin kampion në Gjermani. Eshtë e qartë se bavarezët duan të rrisin presionin mbi udhëheqësit aktualë të Bundesligës. 

Kampionët gjermanë morën tri pikë çmuara, falë fitores 3-1 ndaj Hoffenheim, ndërsa Bundesliga u kthye në veprim të premten. Dopieta e Leon Goretzka dhe goli i Robert Lewandowski i dhanë skuadrës nga “Allianz Arena” fitoren e gjashtë radhazi. Duke folur pas këtij triumfi, trajneri Kovaç tha: 

"Gjysma e parë e ndeshjes ishte e bujshme. Kjo ishte ambicia jonë, kjo është ajo që jemi në gjendje të bëjmë. Rezultati është i mirë. Ne jemi “gjuetarët”, duam ta ndjekim hap pas hapi Dortmundin, me synimin final për të vulosur titullin kampion. Gjëja më e rëndësishme është që të jemi në krye të Bundesligës në fund të sezonit".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit