“Në kampionat po çalojmë, por mund të shkojmë deri në fund të Champions League”

3 Tetor 2023
9:02
Telesport
back button

Raphael Varane, mbrojtësi i Manchester United, përgatitet për ndeshjen që “djajtë e kuq” do të luajnë sot në Champions League ndaj Gallatasaraj në “Old Traford”. Edhe pse skuadra e United nuk e ka nisur mjatf mirë kampionatin, 30-vjeçari beson se mund të bëjnë më mirë në Europë.

Champions League është një kompeticion ku diferencën e bëjnë detajet. Ne mund të përmirësohemi, sidomos në zonën kundërshtare për të shënuar më shumë. Duhet të krijojmë më shumë për të shënuar më shumë. Ky ëhstë realiteti i skuadrave më të mira në Europë”, tha Varane.

Unë mendoj se ky ekip mund të shkojë deri në fund të Champions League dhe ta fitojë atë. Ky është një kompetivion i vështirë dhe duhet të merremi me çdo detaj, por kemi një ekip me kualitete dhe mentalitet fituesi. Është fillimi i sezonit dhe nuk ëhstë nisja që kishim imagjinuar, por mund të duelojmë me më të mirët”, tha Varane.

Në fund, mbrojtësi francez, në sezonin e tij të tretë me “djajtë e kuq”, tha: “Të rinjtë po adaptohen mirë dhe po japing energji të reja në skuadër, por duhet të përshtaten ashtu si duhet. Lojtarët me përvojë po i ndihmojnë me eksperiencën e tyre. Me pasionin dhe talentin e tyre mund të përmirësojnë veten dhe skuadrën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit