“Ne kemi b***”, Lautaro sulmon ashpër Brazilin: “Gjithmonë e njëjta histori…”

22 Nëntor 2023
14:33
Denis Hakanaj
back button

Argjentina e harroi menjëherë humbjen e pësuar në shtëpi kundër Uruguait dhe rishkroi historinë duke pushtuar stadiumin legjendar Maracana.

Goli i Nicolas Otamendit forcon kryesimin e kampionëve të botës në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026 dhe futi në telashe Brazilin, i cili humbet një ndeshje kualifikuese në shtëpi për herë të parë në histori, bie sërish pas humbjes në Kolumbi dhe rrëshqet edhe në vendin e gjashtë.

Mirëpo, ndeshja në Rio de Zhaneiro do të mbetet në histori për shkak të incidenteve të rënda që shpërthyen mes tifozëve gjatë luajtjes së himneve kombëtare, të cilat shkaktuan edhe kaos në fushë, duke detyruar skuadrat të kthehen në dhomat e zhveshjes.

Një nga reagimet më të forta pas ndeshjes ka ardhur  nga Lautaro Martinez, i cili publikoi një postim në Instagram në të cilin shprehte krenarinë për rezultatin dhe keqardhjen për atë që ndodhi, duke sulmuar Brazilin hapur:

“Kjo skuadër vazhdon të shkruajë histori. ARGJENTINA KA B***. Është turp gjithçka që ndodhi para fillimit të ndeshjes. E njëjta gjë ndodh gjithmonë në këtë vend.

“Faleminderit të gjithë njerëzve që erdhën për mbështetjen, ne do t’i mbrojmë gjithmonë në fushë”, postimi i Toro-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit