Në krizë financiare, por Malaga refuzon dy oferta për talentin shqiptar! Ja sa kërkon

14 Janar 2020
20:50
back button

Malaga nuk do të ulet në pretendimet e saj për Keidi Baren! Rayo Vallecano, sipas medieve spanjolle, është interesuar shumë për mesfushorin e Shqipërisë, që u dallua edhe në ndeshjet e fundit kuqezi në kualifikueset e Euro 2020…

Vallecano ofroi fillimisht 500 mijë euro për kartonin e tij, por u refuzuan menjëherë. Më pas, pas dy javësh, modifikoi ofertën në 1,5 mln euro përfshirë bonuset. Një tjetër “jo” nga Malaga, që edhe pse në vështirësi financiare, e konsideron të paktën 2-2.5 mln euro futbollistin nga Lushnja!

Megjithatë, përshtypja është se largimi i tij është çështje kohe dhe se deri në fund të janarit, do të gjendet formula e duhur!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit