Në luftë me kancerin, gruaja e Casillas rishfaqet me flokë të shkurtër

27 Maj 2020
11:49
Alfred Lleshi
back button

Viti 2019 ishte një nga më të vështirët për Sara Carbonero, gruan e portierit të shquar spanjoll, Iker Casillas. Pas frikësimit maksimal, që vinte nga ataku kardiak i Casillas, gazetarja do të njoftonte përmes rrjeteve sociale se kishte zbuluar një tumor në vezoret e saj, megjithatë duke dëshmuar se është një grua luftarake dhe nuk dorëzohet. Ajo e bëri të qartë se jeta duhet përballuar ashtu si të vjen, ndërkohë që pak nga pak duket se gjërat rreth saj janë përmirësuar.

Carbonero nuk e ka lëshuar veten, por me gjithë natyrshmërinë e botës ka publikuar një imazh, në të cilin shfaqet me flokë tejet të shkurtër dhe hashtags të ndryshëm si #Porto, #lacalma, #vamosaporlasemana, # ngadalsimi. Me më shumë se 17.000 pëlqime në vetëm 16 minuta ka marrë kjo foto, teksa është mbushur edhe me komente. Ndjekësit kanë vlerësuar bukurinë e gazetares dhe luftën që po bën me kancerin, duke uruar që ta fitojë këtë luftë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit