Në Madrid kanë gjetur një fajtor te Reali! “0 absolute, shifrat e tij flasin…”

20 Mars 2023
16:42
Telesport
back button

Real Madridi i ka thënë përfundimisht lamtumirë shpresave për një permbysje kundër Barcelonës sa i perket gares per titull duke humbur El Clasicon e mbrëmshme. Karim Benzema është ndër protagonistët – në negativ – të ndeshjes…

Sulmuesi francez është shume larg nivelit te atij që admirohej një vit më parë dhe mori një zero të pabesueshme në noten e tij nga gazeta AS, e cila shpjegon si më poshtë: “Nëntë topa te humbur, zero lojë. I padukshëm përsëri, ai nuk bën asgjë. Ai nuk mund ta marrë topin ose të gjejë prekjen e duhur brenda zone”.

Ai është një mijë km larg lojtarit që fitoi Topin e Artë. Ne e shohim atë pa ritëm, i ngadalshëm; nëse Real Madridi e gjen sërish sulmuesin e tij, do të ketë një thesar, por ata e kanë pritur këtë ditë për shumë kohë.”

Kjo është padyshim nota më e ulët në skuadrën e Ancelottit, por nuk kursehen edhe Luka Modric (2), Dani Carvajal, Federico Valverde dhe Ferland Mendy (3). Thibaut Courtois është më i miri dhe merr 9 në notat e ndeshjes.

E megjithate, Benzema ishte vendimtari per kalimin e turit ndaj Liverpool ne Champions ashtu sie dhe Vinicius Jr. Pikerisht ne Champions League francezi shnderrohet dhe duket si me i etur per te bere diferencen, ndryshe nga sa ndodh ne La Liga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit