“Në mendjen time vetëm ajo gjë…” Galtier thyen heshtjen pas humbjes së 7-të në vitin 2023

19 Mars 2023
23:46
Telesport
back button

Paris Saint-Germain nuk po kalon një moment të mirë që pas eliminimit nga Bayerni i Mynihut në Champions League. Gjigantët francezë pësuan humbjen e katërt në kampionat, që gjithsesi nuk është se ia rrezikon titullin kampion, pasi mbetet ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësi më i afërt, Lens (+9)

Parizienët u mposhtën 0-2 brenda në “Parc des Princes” nga Rennes, edhe pse kishin në fushë dyshen Messi-Mbappe.  Edhe pse nuk i munguan rastet për shënim, kryesisht me Mbappenë, në fundin e pjesës së parë skuadra e Galtier u ndëshkua nga Toko Ekambi.

Sapo nisi pjesa e dytë, Kalimuendo befasoi të pranishmit, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë Rennes. PSG kishte thuajse gjithë pjesën e dytë për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por nuk mundi të shënonte qoftë një gol, duke lënë shumë pikëpyetje me këtë rezultat.

Pasi Rennes i dha PSG-së humbjen e shtatë të vitit 2023 të dielën në Parc des Princes, e ardhmja e Christophe Galtier në klub po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje – pozicioni i trajnerit tashmë po shqyrtohet pas humbjes në Ligën së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

Sidoqoftë, L’Équipe raporton sonte se ndjenja mbizotëruese midis palëve të interesuara në klub është se një vendim nuk duhet të merret para fundit të sezonit. Ideja do të ishte të shmangnin dorëzimin në panik dhe marrjen e vendimeve të nxituara – megjithëse kjo nuk i ka penguar ata të marrin në konsideratë mundësinë e ndryshimit të menaxherëve.

Shkarkimi i Galtier mund të shihet gjithashtu si një pranim i mundshëm i dështimit në lidhje me projektin që u ndërtua verën e kaluar rreth Kylian Mbappé dhe këshilltarit sportiv Luís Campos.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier është duke e mbajtur fokusin e tij në të tashmen dhe nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij në klub, sipas komenteve të tij pas ndeshjes të transkriptuara nga RMC Sport. Galtier shpjegoi, “Unë nuk jam duke menduar për të ardhmen. Jam i fokusuar vetëm te fitimi i kampionatit.

Duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura dhe të luajmë mirë. Po përpiqem të jem objektiv dhe të motivoj lojtarët e mi. Ne nuk mund të dorëzohemi tani. Sezoni është ende në vazhdim, dhe ka konkurrentë të tjerë në vazhdim. Unë nuk jam i shqetësuar apo pasiv; Jam i vendosur të sigurohem që të bëhemi kampionë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit