Në mes të pushtimit rus, Vitali Klitschko divorcohet nga gruaja pas 26 vitesh martesë

16 Gusht 2022
10:30
Alfred Lleshi
back button

Legjenda e boksit të peshave të rënda, Vitali Klitschko është ndarë nga gruaja e tij 26-vjeçare Natalia, me çiftin që jetojnë veçmas në vende të ndryshme. Sidoqoftë, 51-vjeçari ukrainas ka këmbëngulur se dyshja kanë ende një “marrëdhënie shumë të mirë”.

Klitschko është kryebashkiak i kryeqytetit ukrainas Kiev, ku ka punuar pa u lodhur që nga pushtimi i Rusisë në fillim të shkurtit. Ndërkohë, ish-modelja dhe muzikantja Natalia, 48 vjeçe, jeton prej vitesh në Gjermani.

Dyshja u martuan në vitin 1996, pas takimit të parë të raportuar në kryeqytetin ukrainas. Klitschko ka konfirmuar se të dy kanë bërë tashmë zyrtarisht kërkesën për divorc. Ai tha për gazetën gjermane “Bild”:

“Kemi bërë kërkesë për divorc së bashku, sepse kemi vite që jetojmë të ndarë dhe tani duam ta zyrtarizojmë. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe e respektojmë njëri-tjetrin, por prej kohësh jetojmë të ndarë, në qytete të ndryshme”.

Ish-çifti ka tre fëmijë së bashku; 22, 19 dhe 16 vjeç. Natalia është gjysmë gjermane, gjysmë ukrainase, punon si mësuese e joga-s. Vitali ende thuhet se i shkruan asaj çdo mëngjes për t’i thënë se është i sigurt në Kiev. Natalia pretendohet se ka ndihmuar në kujdesin e refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta në gjashtë muajt e fundit.

Si boksier, Vitali mburrej me një rekord 45-2, duke fituar titujt e peshave të rënda WBO dhe WBC gjatë rrugës. Ai u përfshi në politikë përpara se të tërhiqej nga sporti dhe mban postin e kryebashkiakut të Kievit që nga viti 2014.

Krahas vëllait dhe ikonës së boksit, Wladimir, Vitali u zotua se ishte i gatshëm të vdiste për vendin e tij, duke luftuar kundër pushtuesve rusë. Dy vëllezërit rrokën armët për të mbrojtur Kievin nga ushtarët rusë, kur pushtimi kishte në shënjestër kryeqytetin ukrainas në fillim të këtij viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit