Në negociata me Iranin, por De Biasi i shkel syrin Kosovës!

23 Janar 2020
13:52
back button

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka shprehur hapur dëshirën që një ditë të drejtojë kombëtaren e Kosovës… “Kurrë mos thuaj kurrë!”, ka qenë komenti i tij i pyetur mbi këtë mundësi, teksa për momentin është ende pa ekip dhe në negociata për të marrë kombëtaren e Iranit.

Aktualisht, cikli i Kosovës udhëhiqet nga Challandes, teksa fokusi është në gjysmëfinalen e playoff të Nations League ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe në finale kundër Bjellorusisë ose Gjeorgjisë, në sajë të rezultatit të ndeshjes mes këtyre dy ekipeve.

Në rast triumfi, Kosova do të shkonte në Euro 2020 për të parën herë në histori.

“Për sa i përket pyetjes nëse do drejtoj ndonjëherë në të ardhmen kombëtaren e Kosovës mendoj se Kosova ka shumë lojtar të talentuar, dhe do të thoja se kurrë mos thuaj kurrë”, tha De Biasi.

De Biasi e drejtoi Kombëtaren e Shqipërisë në 51 ndeshje dhe arriti t’i fitojë 19 prej tyre, 10 i barazoi dhe 22 i humbi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit