Në Peqin u dhunua arbitri, kërkohet arrestimi urgjent i atyre

14 Dhjetor 2019
21:19
back button

Pamjet e tmerrshme të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Sokol Bebja në Peqit, në ndeshjen Shkumbini-Dinamo e përfunduar në barazim 1-1, e vlefshme për grupin A të Kategorisë së Parë, kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të opinionit sportiv, me në krye vetë Shoqatën e Arbitrave.

Dhuna ndaj gjyqtarit ne Peqin – PANORAMASPORT.AL on Vidnews.

“Shoqata e Arbitrave shpreh sot shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Sokol Bebja, gjatë ndeshjes Shkumbini-Dinamo në Peqin”.
“Shoqata e konsideron të turpshme dhe të papranueshme hyrjen e agresorëve në fushën e blertë ku duhet të luhet vetëm futboll dhe dhunimin e paprecedentë të një arbitri. Shoqata shpreh indinjatën e thellë për këtë ngjarje të rëndë e të dënueshme me ligj”.

“Gjithashtu, Shoqata e Arbitrave kërkon nga policia e shtetit arrestimin urgjent të dhunuesve dhe nxjerrjen para gjykatës si dhe marrjen e masave për garantimin e punës dhe sigurisë së arbitrave. Shoqata e Arbitrave solidarizohet me arbitrin Sokol Bebja dhe i uron shërim të shpejtë”, citon Shoqata e Arbitrave në reagimin e publikuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit