Në pritje të një sulmuesi, Barcelona firmos me mesfushorin e Seria A

21 Janar 2019
13:15
back button

Një lajm sa i vërtetë aq edhe i pabesueshëm vjen nga Italia, aty ku gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio, i njohur si ekspert në merkato dhe zbulimin e marrëveshjeve ka bërë me dije se Barcelona ka arritur marrëveshjen me Kevin-Prince Boateng, i cili është nën kontratë me Sassuolon aktualisht.

Mesfushori ganez do të kalojë në “Camp Nou” sipas medies prestigjioze italiane dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtarizimi. Formula e transferimit të tij do jetë huazim për 2 milionë euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 8 milionë euro.

Boateng kthehet në befasi në Spanjë, ku në të kaluarën ka qenë protagonist me fanellën e Las Palmas: 28 paraqitje, 10 gola dhe 5 asist në La Liga në sezonin 2016/2017. Dy gola të shënuara nga futbollisti në karrierën e tij kundër asaj që tani do të jetë skuadra e tij e re, të dyja shënuan me fanellën e Milanit në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit