Në rast kualifikimi, Kukësi nuk do luajë në Torino

5 Korrik 2019
15:39
back button

Është herët për të menduar për Torinon, që pret në turin e dytë në Europa League, por Kukësi në rast se do të kalojë Debrecenin, nuk do ta luajë në Torino ndeshjen e vajtjes.

Stadiumi "Olimpico" në Torino është i mbyllur për momentin, sepse po ndryshohet bari i fushës dhe nuk mund të luhet aty deri në 1 gusht, edhe për faktin se janë planifikuar disa evente, përfshirë koncerte nga Laura Pausini e Biagio Antonacci.

Torino kishte bërë kërkesë që ndeshjen e vajtjes në Europa League ta luante në transfertë, por UEFA ka refuzuar.

Në këtë mënyrë, me shumë gjasa ndeshja e vajtjes kundër Kukësit apo Debrecenit do të luhet në 25 korrik në stadiumin Moccagatta në Alessandria, me 6.000 vende.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit