Në sauna me kokore, ja si përgatitet piloti i F1 për garën e Singaporit

17 Shtator 2019
20:49
Telesport
back button

Botërori i Formula 1 do të rikthehet javën e ardhshme me garën e Çmimit të Madh të Singaporit, një nga garat më të vështira të kampionatit. Kjo për faktin se lagështia gjatë garës arrin deri në 90%, duke vënë pilotët në vështirësi të mëdha.

Për këtë arsye, piloti meksikan Sergio Perez (garon me Racing Point) ka vendosur ta përgatisë këtë garë në një mënyrë të veçantë.

Ai ka postuar një video duke u stërvitur në sauna, me temperaturën 50 gradë celcius, me kokore në kokë. Kjo bëhet për t’u ambientuar me kushtet atmosferike të garës së Singaporit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit