Në Shkodër, aty luan futboll edhe… gjeli; kjo video po “thyen” rrjetin

17 Maj 2019
15:49
Alfred Lleshi

Futbolli ka lindur në Angli, për herë të parë në botë, ndërsa në Shqipëri ka nisur të luhet fillimisht në Shkodër. Pavarësisht se Vllaznia e kaloi sezonin në Kategroinë e Parë, jo mes më të mirëve të vendit, ky sport në kryeqendrën e veriut është rrënjosur në  “ADN” e të gjithëve. Të lojtarëve, po e po, që luajnë në fushat e blerta, nga moshat e vogla e deri te më veterani i kuqebluve, në ekipin e parë. Moshat kanë vite që fitojnë tituj kampioni dhe Kupa të Shqipërisë, ndërsa akademia kuqeblu mbush me talente tërë ekipet shqiptare. Duket e vështirë të gjesh një ekip në Shqipëri pa pasur një futbollist shkodran, çka tregon se kryeqendra e veriut është një fidanishte e vërtetë e këtij sporti në Shqipëri. Sidoqoftë, në Shkodër futbolli është gjithçka jo vetëm për njerëzit, futbollistë e tifozë, por edhe për shpendët shtëpiakë.  

Këtë gjë e dëshmon më së miri kjo video, që po bëhet shpejt “virale” në rrjetet sociale, e cila është filmuar nga TV1 Channel, në Shkodër. Në oborrin e gjelbër të një shtëpie private, një vajzë e vogël dhe një burrë shfaqen me topin në këmbë, të cilin ia pasojnë… gjelit, “kapitenit” të pulave që mbarështrojnë për mish dhe vezë. E habitshme, por ja që ndodh në Shkodër. Gjeli ia del ta godasë topin, t’i përgjigjet pasimit të të zotit, jo vetëm me këmbë, por edhe me kokë e gushë. Shikojeni mrekullinë! Nuk pason një herë të vetme, por në disa raste, çka tregon se është i stërvitur për këtë punë. Me të drejtë, njerëzit kanë përdorur këtë diçiturë për videon e një momenti vërtet të rrallë: "Në Shkodër, aty ku mësojnë me lujt futboll edhe gjelin!" Me shaka, të tjerë kanë thënë: "Me ken gjel shkodran, te tana i ban!" 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit