“Në Shqipëri luaj vetëm me Partizanin”; Ramadani firmos me klubin e ri

14 Qershor 2021
13:20
Alfred Lleshi
back button

“Në Shqipëri luaj vetëm me Partizanin”. Kështu u shpreh në konferencën për shtyp, në prag të dy miqësoreve të qershorit. Fjala është për Ylber Ramadanin, mesfushorin tonë kuqezi, që sot ka zyrtarizuar klubin e tij të ri, pas 4 vitesh eksperiencë në Danimarkë. Ai nuk do të jetë shqiptari i vetëm në elitën e futbollit hungarez, sepse atje do të gjejë edhe Myrto Uzuni, Hysen Memolla, Herdi Prenga dhe Jasir Asani. Klubit hungarez e ka prezantuar me superlative, duke kujtuar edhe CV e tij futbollistike:

“Mesfushori 25-vjeçar bëri debutimin e tij në ekipin kombëtar shqiptar për të rritur më 2018 dhe që atëherë lojtari është ftuar vazhdimisht. Shqipëria bën pjesë në një grup kualifikues me kombëtaren hungareze. I lindur në Gjermani, Ylber Ramadani u bë një futbollist profesionist në Kosovë, ku ishte gjithashtu anëtar i ekipit kombëtar. Përparimi në karrierën e tij erdhi kur u kontraktua nga ekipi shqiptar, Partizani.

Ai ishte në gjendje të spikaste në skenën ndërkombëtare, për shembull në kualifikueset e BL kundër Ferencváros, kur kampionit hungarez iu rezervua lamtumira, një befasi të madhe. Ramadani u zgjodh si lojtari i ri i vitit në sezonin e tij të parë, pas së cilës Vejle BK i Danimarkës e bleu atë. Ai nënshkroi një marrëveshje 4-vjeçare me klubin danez, përmbushi kontratën e tij, por tani ka vendosur të pranojë ofertën e MTK Budapest”.

Nga ana e tij, drejtori sportiv Balázs Polyák, pas marrëveshjes zyrtare, tha: “Ramadani i ka provuar aftësitë e tij në klubet shqiptare dhe daneze, si dhe me kombëtaren. Ne, gjithashtu i urojmë një rol të rëndësishëm te MTK”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit