Në Spanjë të sigurtë: Haaland te Real Madrid, klauzola nxjerr zbuluar City

23 Mars 2023
9:21
Telesport
back button

E përditshmja spanjolle “AS” ka lëshuar bom*ën në rjetet sociale, duke thënë se sulmuesi norvegjez Erling Haaland do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madrid duke nisur nga vera e vitit 2024. Përmes një postimi, “AS” sqaron të gjitha detajet e këtij transferimi, që pritet të kapë shifra rekord.

Në verën e vitit 2024, për sulmuesin norvegjez hyn në fuqi klauzola, që do ta lejonte atë të largohej nga Manchester City. “Real Madrid është gati të aktivizojë klauzolën për të blerë sulmuesin norvegjez pas një viti. Në verën e vitit 2024 kjo klauzolë hyn në fuqi dhe Haaland mund të largohet nga City”, shkruan “AS”.

Kjo marrëveshje do të realizohet edhe në rast se Real Madrid do të afrojë që këtë verë një tjetër sulmues të madh si Kylian Mbappe. Ekipi madrilen synon të formojë një dyshe ëndrrash në sulm me francezin dhe Haaland. Ky i fundit, 22 vjeç, është në sezonin e tij të parë me Manchester City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit