Në Tiranë luhet pa tifozë, mes 6 gjyqtarëve edhe emri i përfolur si “mik” i Kukësit

14 Dhjetor 2018
12:33
back button

Java e 17-të e Kategorisë Superiore e ngre siparin sonte, në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stermasi”. Të ftohtit të dhjetorit i shtohet edhe mungesa e tifozëve, çka e kthen këtë përballje në diçka ekstreme sportivisht. Partizani vjen me petkun e kryesuesit, në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Kukësi ka pesë pikë më pak, dhe bashkëndan vendin e dytë e të tretë me Skënderbeun.

Në këtë drejtim, të kuqtë janë më të qetë psikologjikisht, nisur nga distanca, por verilindoirët kanë paralajmëruar se do të bëjnë gjithçka për t’u afruar me kreun. Duke parë rëndësinë e ndeshjes, FSHF ka përzgjedhur gjyqtarët më të mirë, të cilët do të jenë gjashtë të tillë, me kryesor stemën e FIFA-s, Enea Jorgji. Arbitër i katërt do të jetë Nertil Bregasi, ndërsa asistentë Rejdi Avdo dhe Emigers Ganxhi. Pas portave (gjyqtarë linje) do të “patrullojnë” Eldorjan Hamiti dhe Blerim Ziri.

Ky i fundit është një emër i rrethuar nga polemikat, sepse këtë sezon është ngjitur në Superiore vetëm për Kukësin dhe aty ka një konflikt interesi, sepse është i afërm i Ramadan Ndreut, funksionar në klubin verilindor. Para Kukësi-Flamurtari, në Kamzë, ishte planifikuar pikërisht Ziri si arbitër kryesor, por më pas FSHF ndryshoi plan, si pasojë e protestës së Flamurtarit dhe zhurmës mediatike.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit