Nedim Bajrami e etiketon “golin më të bukur të karrierës”

8 Shtator 2023
0:14
Telesport
back button

Nedim Bajrami ishte protagonisti kryesor i Shqipërisë ne barazimin 1-1. Mesfushori shqiptar u shpreh se ky ishte goli më i bukur në karrierë dhe se gjithashtu kundër Polonisë duhen rregulluar gabimet e sotme. “Goli më i bukur në karrierë? po besoj se po. Gjithsesi duhet të vazhdojmë si sot sepse kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme të dielën.

E dimë që kemi shumë kualitet. E dinim që Çekia ishte një skuadër shumë fizike. Duhet të përmirësojmë ndeshjen tjetër se çfarë bëmë sot keq. Futbolli kështu është. Një rast, një gol. Duhet të përmirësojmë ato që nuk kemi bërë mirë dhe të dielën të hymë më të fortë në fushë.

Gjithë skuadra ka luajtur shumë mirë. Ndihem shumë mirë pas sulmuesit. Çdo lojtar që luan duhet të japë maksimumin. Kam folur dhe ditën e parë që Silvinjo ka ardhur. Kam shumë vetëbesim me atë dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Festova me babin dhe i thashë të dua shumë. Shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Bajrami për “Super Sport”.

“Sapo pashë që Asani fitoi duelin, u fiksova direkt te porta, e godita dhe jam i lumtur që e ndihmova skuadrën. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, dhamë shpirtin në fushë, duhet të vazhdojmë me këmbë në tokë, të dielën kemi një finale tjetër. Ne do të japim shpirtin në fushë, shpresoj që shqiptarët ti kemi mbështetje. 

Deri tani është goli më i bukur në karrierën time. Nuk bëmë ndeshjen TOP, mund të luajmë edhe më mirë, sakrifikuam shumë, luajtëm si skuadër, duhet të vazhdojmë kështu me këmbë në tokë”, u shpreh Bajrami për “TV Klan”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit