Nedved shkatërron Juventusin nën sytë e Agnellit: “Duhet të shkojmë aty dhe t’ia thyejmë kokën fare!”

25 Nëntor 2021
20:52
Telesport
back button

Sezoni 2020-2021 i Juventusit ishte gjithashtu i vetmi për Andrea Pirlo si trajner i Juventusit. Superkupa, Coppa Italia dhe kualifikimi në Champions League për Zonjën e Vjetër, e cila megjithatë hoqi dorë nga skeptri i Serisë A dhe u bë protagoniste e disa rezultateve të bujshme.

Ndër këto, një, në mos më befasuesja, ishte ndeshja në shtëpi kundër Beneventos. Falë serialit dokumentar të Amazon, “Gjithçka ose asgjë”, histori të shumta të dhomave të zhveshjes u shfaqën në atë sfidë dhe mbi të gjitha në atmosferën e ndezur te Juventus.

Imazhet e shpërthimit të Bonucci dhe Pirlos në pjesën e parë kishin rrjedhur tashmë në preview të serialit. Trajneri dhe mbi të gjitha mbrojtësi kishin vendosur gjithashtu të përdornin shprehje shumëngjyrëshe (“Kështu nuk fitojmë një m*t. I q*fsha k*rvën, të gjithë jemi m*t nëse luajmë kështu”) per t’u perpjekur te trondisnin Juventusin dhe te kthehej ne piste.

Gjithsesi gjërat shkuan edhe më keq për sa i përket rezultateve pasi në pjesën e dytë një gabim në mbrojtje nga Arthur i hapi rrugën Gaich, i cili shënoi golin e fitores. Zhgënjim i madh për Juventusin, dhe heshtje surreale në dhomat e zhveshjes me fytyra të zymta dhe hidhërim të madh.

Në tunelin e Allianz Stadium, menjëherë pas fishkëllimës së fundit, u organizua një samit mes Andrea Pirlos dhe drejtuesve. Te pranishem drejtori sportiv Paratici, presidenti Agnelli dhe zëvendësi i tij Pavel Nedved.

Ky i fundit konfirmoi edhe një herë pa filtra, duke shprehur zhgënjimin e tij në mënyrë të detyrueshme: “Pse janë mendjemëdhenj sot? Ne lamë Champions League. Duhet të shkojmë atje t’i thyejmë kokën. Ta them une”.

Dhe kur Paratici i kujton se ndoshta është më mirë të flitet në vetën e parë shumës (“Jemi, sepse jemi pjesë e kësaj gjëje”), Nedved replikon: “Jo, janë ata. Janë ata”. Gjithçka nën sytë e një Agnelli shumë të heshtur!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit