Neëcastle do dështimin 85 milionësh, mund ta marrë për 60

27 Shkurt 2022
15:23
Denis Hakanaj
back button

Newcastle duket se ka vënë në shënjestër portierin e Chelsea-t, Kepa Arrizabalaga. The Dasily Star ka shkruar se klubi anglez dhe disa klube të La Liga-s janë vënë në lëvizje për spanjollin.

27-vjeçari i ka kushtuar londinezëve plot 85  milionë euro në 2018-ën, duke e bërë Kepa-n portierin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Megjithatë, karriera e tij ka pësuar një rënie të ndjeshme dhe ai konsiderohet një rezervë shumë e shtrenjtë për Edouard Mendy në Stamford Bridge.

Arrizabalaga ka patur mundësinë të luajë gjatë kohës që Mendy ka marrë pjesë në Kupën e Afrikës me Senegalin. Gjithashtu, ai ka ndihmuar Chelsea-n të arrijë finalen e Carabao Cup në dëm të Tottenham-it në janar.

Megjithatë, duket se londinezët janë ta gatshëm ta shesin portierin për një ofertë të përafërt me 60 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit