Negociatat për Jordi Alba, Barcelona “bastis” Interin

24 Qershor 2021
10:44
Alfred Lleshi
back button

Nënshkrimi i Hakan Calhanoglu është zyrtarizuar, por Interi nuk ka ndërmend të ndalet dhe tashmë ka vendosur qëllimin e ri në merkato. Ai është mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba. Blaugrana-t nuk do të donin ta privonin veten nga lojtari, por sipas asaj që u zbulua nga gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, ata tashmë kanë zgjedhur tre homologë të mundshëm teknikë për t’i përfshirë në negociata.

Zikaltrit nuk mund të mbyllin goditje të rëndësishme që përfshijnë shpenzim të madh ekonomik. Duke pasur parasysh nevojën për të bërë para, Barcelona ka vënë tashmë në qendër të vëmendjes tre lojtarë, thelbësor në projektin e trajnerit të ri të Interit, Simone Inzaghi, por që iu skadon kontrata për një ose dy vite. Një në mbrojtje, Milan Skriniar, i lidhur me zikaltrit deri në qershor 2023; tjetri në mesfushë, Marcelo Brozovic, jashtë kontrate verën e ardhshme dhe qendër-sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez.

Ky i fundit është në radarët e Blaugrana-ve (i skadon kontrata më 30 qershor 2023) prej disa kohësh. Sezonin e kaluar, Conte alternoi në të majtë Darmian, Perisic dhe Young. Inzaghi mund të fusë Jordi Alba, por së pari Barcelona duhet të jetë e kënaqur me atë që merr mbrapsht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit