Futboll

Negociatat e pista të Raiolas me Ibran dhe… Balotellin, Gazidis i mbyll gojën superagjentit!

Ibrahimovic-Milan. Një martesë që mund të vijë shumë shpejt, për të dytën herë, por që për momentin ka ngecur. Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, motivi ka të bëjë me faktin se suedezi nuk është kontaktuar ende personalisht nga Leonardo dhe Maldini, por edhe sepse nuk është fort i bindur se do të jetë protagonist, duke pasur Higuain dhe Cutrone.

Por, sipas gazetarëve pranë ambjentit kuqezi, çështja ka ngecur për faj të zakonshmit Mino Raiola. Super agjenti, që pati pasur fërkime të mëdha me Mirabellin, ish-drejtorin sportiv, në kohën e rinovimit të Donnarummas, provoi të përfshinte në tratativa edhe Balotellin, për ta rikthyer kuqezi.

Menjëherë ka marrë një “jo” të madhe. Balotelli mund të qëndrojë aty ku është, në Francë, pasi karakteri i tij është i pandreqshëm. Raiola nuk e ka pritur mirë dhe ka kërkuar komisione të larta për të shkëputur Ibran nga LA Galaxy.

Komisione që për Ivan Gazidis, administratorin e ri të deleguar të Milanit, që ka vetëm tri ditë që ka nisur punën, janë të tepërta. Kurrë në karrierën e tij te Arsenali, Gazidis ka aprovuar të tilla pakte të fshehta. Nuk do të japë asnjë qindarkë për Raiolan. Një linjë e fortë. “Shtrëngo dorën, pse zhduku!”. Praktikisht, nuk ka pakte me agjentin, që kërkon të fitojë. Ibra-Milan do të bëhet nëse të dy palët duan, me një rrogë që shkon deri në 3,5 mln euro dhe jo më shumë.

Raiola, këtë herë, i ka krahët e lidhur. E thjeshtë: me rikthimin e fuqishëm të Milanit, pasi Elliott e ka shtirë në dorë, nuk dëshiron të humbë kontaktet dhe të prishë raportet. Mendes, rivali i tij, ka lidhur ngushtë me Juventus, ndërsa Inter nuk punon me Raiolan. Nëse i ikën edhe Milani, atëherë rrezikon së tepërmi të mbetet pa transferime të rëndësishme ndoshta kuqezi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Futboll