EUROPA LEAGUE: Nën hijen e kolonës së Herkulit, Prishtina tenton përmbysjen në Gjibraltar!

2 Korrik 2019
17:15
Anton Cicani
back button

Kualifikimi i Feronikelit (kampioni i Kosovës) në turin e parë të Champions League (përballë TNS, The Neës Saints, Uells), pasi fitoi turneun paraeliminator (mundi në finale kampionët e Andorrës, Santa Coloma) ka rritur shpresat edhe te Prishtina se barazimi në "Fadil Vokrri" përballë St Joseph's (1-1) mund të përmbyset.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa, pas një rrugëtimi të gjatë 20 orë, edhe pse e lodhur, është akomoduar në hotelin "O'Callaghan Eliot" të Gjibraltarit. 

Një zgjedhje e bërë edhe për besnytëni, duke qenë se edhe sezonin e shkuar të Europa League, pikërisht në këtë hotel u akomodua ekipi bardheblu, që më pas eliminoi ekipin e Gjibraltarit, Europa.

Pas darkës zyrtare mes delegacionit prishtinas dhe drejtuesve të St Joseph's, në një klimë miqësore, sot në orën 17:45, në "Victoria Stadium", një impiant që pret të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe sidomos të kombëtares së Gjibraltarit, nën hijen e shkëmbit karakteristik që qëndron i lartë 426 metra dhe që në histori ka edhe emrin kolona e Herkulit.

Legjenda, gojëdhëna por edhe sidomos shumë histori. Sakaq, trajneri Josa ka zgjedhur edhe formacionin zyrtar me të cilin do të zbresë në fushë ekipi i tij.

Në rast kualifikimi, atëherë "dhurata" që Prishtina do t'i bëjë vetes dhe tifozëve quhet Gllasgow Rangers i Steven Gerrard, që do të risfidonte një ekip shqiptar pas Shkupit, sezonin e shkuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit