Nëna e Shakirës dhe Piqué, përleshje e furishme në rrugë: Duhet ta qepësh gojën! Britmat i bëjnë kalimtarët të dridhen

24 Janar 2023
10:30
Alfred Lleshi
back button

‘Music Session #53’ e Shakirës ka hapur kutinë e Pandorës për marrëdhënien mes këngëtares kolumbiane, Gerard Pique, ish-kapiten i Barcelonës dhe pjesës tjetër të familjes së ish-futbollistit.

Në këngë, ylli i pop-it akuzon hapur ish-partnerin dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti, por nuk ka munguar një varg plot mllef ndaj ish-vjehrrës së saj, Montserrat Bernabeu, të cilën e kishte fqinje për shumë vite.

Një video e vjetër është rishfaqur në Twitter, e cila sot merr një kuptim krejtësisht të ri në dritën e ngjarjeve të fundit. Në video shohim dy femrat duke u grindur në rrugë, pikërisht përballë ish-mbrojtësit të Barcelonës, me vjehrrën që fillimisht prek fytyrën e nuses së djalit në mënyrë agresive dhe më pas e fton të heshtë.

Indinjuese është edhe shprehja e kënaqur e fytyrës së futbollistit, i cili nuk bën asgjë për të mbrojtur nënën e fëmijëve të tij Milan dhe Sasha. Sipas fansave, Shakira ka vuajtur shumë gjatë 12 viteve pranë Pique.

“Sa shumë ke duruar për dashurinë”, – kanë shkruar disa përdorues në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe tradhtive të pretenduara të përsëritura të ish-mbrojtësit blaugrana. “Ti dole shumë vonë nga ai ferr”, – komentoi dikush tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit