Nëna krenare e Ronaldos pozon me mbesën e saj 2 muajshe; ndjekësit e “mbysin” me komente të bukura (fotot)

24 Qershor 2022
8:45
Alfred Lleshi
back button

Mamaja e Cristiano Ronaldos i ka “lezetuar” ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale me foton e saj të parë me mbesën e re të adhurueshme Bella Esmeralda.

Fansat ishin të shpejtë për ta uruar Dolores Aveiro, pasi ajo pozoi, bëri një “selfie” me vogëlushen dy muajshe në krahë, pasi fluturoi për në Mallorca. Atje u ribashkua me djalin e saj futbollist, në shtëpinë e pushimit të familjes së tij.

Vajza e vogël e Cristianos e nguli shikimin te gjyshja e saj krenare, teksa Dolores i vendosi një dorë mbrojtëse në gjoks dhe një tjetër rreth shpatullave.

Fotoja e bukur, një nga më të qartat deri tani të fytyrës së vogëlushes Bella Esmeralda që është publikuar nga lindja e saj në prill, në një spital të Manchesterit, nxiti disa fansa ta ngjasojnë me motrën e madhe Alana Martina.

Njëri shkroi: “Qenka identike me Alana”. Një tjetër shtoi: “Ajo është e ngjashme me motrën e saj, Alana. Urime!”

Motra e Cristianos, Katia Aveiro, shkroi në Instagramin e Dolores, së bashku me foton: “Dashuritë e mia”. Këtë mesazh e shoqëroi me “emoji” e zemrës.

Edhe motra tjetër e yllit të Manchester United, Elma, shkroi një mesazh të ngjashëm: “Zoti im. Sa gjë e vogël e bukur!”

Dolores postoi foton një ditë pasi partnerja e Cristianos, Georgina Rodriguez, kujtoi vëllain binjak të Bella Esmeralda me një foto në Instagram. Ajo tregoi një qiell me “emoji” të një engjëlli dhe një zemre të kuqe.

Vëllai ose motra e vajzës dy muajshe vdiq gjatë lindjes, duke bërë që mamaja e saj të bënte një pushim nga rrjetet sociale, ndërsa po vuante nga humbja e rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit