“Nëse ai dëshiron të bëjë parà duhet të duelojë me mua në kafaz”

17 Korrik 2020
9:54
Telesport
back button

Jorge Masvidal i ka bërë sërish ftesë kampionit të botës Kamaru Usman, për të dueluar për të dytën herë mes tyre në kafaz këtë vit. Dy sportistët e arteve marciale mikse u përballën më 12 korrik në eventin UFC-251, në Abu Dhabi. Në këtë sfidë, Usman mbrojti titullin kampion me vendim unanim të gjyqtarëve, por Masvidal pati vetëm 6 ditë kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë.

Ky event prodhoi 1.3 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë), ndaj Masvidal mendon se një përballje e dytë me Usman, ku ai të ketë kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur, do ta nxjerrë atë kampion. “Unë e dua atë dreq titulli. E di që jam më i mirë se Usman dhe dua ta provoj këtë gjë në kafaz”, tha Masvidal.

Do të bisedojmë me UFC-në për të vendosur. Ky event prodhoi shumë parà nga shitja me pagesë, pasi në kafaz isha unë. Nëse Usman dëshiron të bëjë sërish shumë parà, atëherë duhet të përballet sërish me mua, këtë herë si të barabartë. Ky sport është edhe biznes, ndaj le ta zhvillojmë sërish këtë sfidë”, tha Masvidal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit